Poeti i cili jeton në mërgim, Mentor Thaçi, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte serbe.
Ai thotë se nuk duhet të ‘ledhatohet’ dora e atyre që I shkaktuan gjenocid Kosovës.
“Qysh na lejon sedra … dinjiteti … që të blejmë produkte, realisht proDHIME serbe, prej atyre që bëjnë ¢mos të na zhdukin, kanë bërë dhe ribërë elaborate gjenocidale, fashizoide, hegjemone, … për shfarosjen tonë kolektive etnike dhe ne i financojmë ekspeditat e tyre shfarosëse duke ua ble proDHIMET, e që kemi1001 mundësi zëvendësimi?!”, ka shkruar Thaçi.
Mes tjerash ai ka thënë se çdo arsyetim tjetër nga ata që blejnë produkte serbe, është i kotë.
Postimi i plotë:
O njerëz të dashur, popullatë e përvuejtun, … mbi të gjitha te një person me integritet moral e atdhetar dhe njerëzor, do duhej të ishte dinjiteti, sedra e paprekshmërisë, gjë që neve shqiptarëve po na mungon, e kemi nëpërkëmbur dhe përdhosur tmerrësisht, për Shtet të mos flasim fare!
A ka gjë më dëshpruese se të ledhatosh doren e kriminelit vrastar, të gjenocidbërësit?!
Njësoj si kafsha që ledhaton doren me thikë të kasapit e që pret në rend për therje?
Qysh na lejon sedra … dinjiteti … që të blejmë produkte, realisht proDHIME serbe, prej atyre që bëjnë ¢mos të na zhdukin, kanë bërë dhe ribërë elaborate gjenocidale, fashizoide, hegjemone, … për shfarosjen tonë kolektive etnike dhe ne i financojmë ekspeditat e tyre shfarosëse duke ua ble proDHIMET, e që kemi1001 mundësi zëvendësimi?!
Kush jemi ne, bre mos kjofshim fare, kur e poshtnojmë vetveten?!
Cila tregti e hamomit nuk po njihka kufij e anmiqësi, bre tuxharët e marres dhe të krimit?!
Deri kur vetëposhtnohemi pa fijen e ndërgjegjes?
Po mirë bre, Shteti paska trysni të mos bllokon “tregtinë e lirë”, tuxharët e marres kanë kumbari me ta dhe paren e kanë mbi Komb e mbi Zot, se për dinjitet mos të flasim, por neve si individ e popull kush po na detyron të blejmë proDHIME të tyre?!
A ka diku kufi VETËPOSHTËRIMI?!
A nuk u bë mjaft me vetëmjerim njerëzor e kombëtar?!
Epo!
Mos i bleni ato proDHIME, o njerëz, mos e vrisni veten me doren tuaj mbi doren e vrastarit!
Kaq!
Kush ka pak dinjitet nuk i blenë, arsyetimet tjera janë pjerdhje koti!
…
M.Th.
2.1.2023