Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka uruar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për Vitin e Ri.
Në urimin e Lavrov thuhet se marrëdhëniet ruso-serbe e kaluan edhe një herë testin e qëndrueshmërisë.
“Në vitin e kaluar, marrëdhëniet ruso-serbe, pavarësisht nga rrethanat e vështira ndërkombëtare, e kaluan edhe një herë testin e qëndrueshmërisë. Ne e vlerësojmë shumë kontributin tuaj personal në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe në përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat”, tha Lavrov, shkruan Danas.
Ai ka thënë se do të ofrojnë mbështetje “vallazërore” Serbisë.
"Ne do të vazhdojmë t'i ofrojmë mbështetje vëllazërore Beogradit në mbrojtjen e interesave legjitime kombëtare në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare", thuhet në letër.