I bastiset lokali Kobrës, ja çka i gjeti policia në vendin e ngjarjes

Lajme

I bastiset lokali Kobrës, ja çka i gjeti policia në vendin e ngjarjes

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:46
Kobra

Janë kryer bastisje në lokalin “Kobra City” dhe në shtëpinë e Dibran Hoxhës. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

Këto informacionei dha zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka pas bastisje të objekteve dhe të shtëpisë. Janë gjetë së paku 3 gëzhoja, lokali i demoluar”, tha Bytyqi.

Ai tha se janë duke u analizuar provat dhe dyshimet janë që vrasja ka ndodhur jashtë lokalit.

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lokalin “Kobra City” në dalje të Prizrenit, ka vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar, të dy nga Kukësi. Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmon se në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe lidhur me këtë policia është duke intervistuar disa persona, kryesisht stafin e lokalit “Kobra City”.

31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas nga Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat