Gazetari shqiptar Isa Myzyraj ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke denoncuar disa media të Kosovë që e kishin ftuar Dibran Hoxhajn – Kobrën, në emisionet e tyre.
Me një kërkim të thjeshtë në makinën kërkimore Google mund ta shihni se ky personazh ishte pjesë e shumë televizioneve të Kosovës.
I ashtuquajturi Kobra është përfshirë në një rast të rëndë ku mbeti i vrarë një 31 vjeçar dhe u plagos një 27 vjeçar tjetër.
Postimi i plotë:
Nje person i akuzuar me dhjetera here per vepra kriminale eshte ftuar gjeresisht ne mediat ne Kosove dhe eshte bere me dhune personazh publik.
Sot ky personazh vrau nje 31-vjeçar e plagosi nje 27 vjeçar tjeter.
Gezuar festat!