Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta gjejë armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja në Prizren.
Siç ka raportuar sot Kallxo arma është zhdukur dhe policia është në kërkim të saj.
Gjujatja me armë, që si pasojë la të vdekur 31-vjeçarin nga Kukësi dhe plagosjen e një 27-vjeçari tjetër, dyshohet se ndodhi në parkingun e lokalit të natës “Kobra City” në Prizren.
Ky lokal është në pronësinë e Dibran Hoxhës.