Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “King Kobra” dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit Visart Cengu mbrëmë në Prizren dhe plagosjen e një 27 vjeçari në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”.
“Kobra” një vit më parë në një intervistë televizive kishe deklaruar se nuk është i sigurt nëse nuk do përfshihet në ndonjë rrahje, plagosje, apo edhe vrasje. Sipas tij po t’i duhet ta mbroj vetën do ta bëjë një gjë të tillë.
Kjo deklaratë e i Dibran Hoxhëë, është shpërndarë në rrjetet sociale pas rastit tragjik në Prizren me thirrjet e njerëzve që i dyshuari të mos promovohet në media sikurse kishte ngjarë viteve të fundit.
“I sigurt nuk mund të them se jeta ka plot sfida, nuk mund të them që betohem para njerëzve, por po mundohemi t’iu ikim këtyre gjërave. Nuk janë të dobishme për njerëz. Por, edhe nëse vjen rasti unë do ta mbroj vetën, me mundësi nëse me jepet rasti kuptohet”, ka deklaruar ai.
“King Cobra” i cili aludon se ka afër 196 vepra penale, i pyetur rreth “mëkateve” për veprat penale që ka bërë deri më sot, thotë se s’ka njeri pa gabime.
“Krijuesi i gjithësisë Allahu ka thanë: Edhe nëse je i mbulum prej mëkateve prap falu dhe pendohu se jam falës. Nuk ka njeri pa gabime, gabimet janë për njerëz, me rendësi është që të mos i përsëritim më”, shton ai.
@balkans90s #kosovo #kosova #shqiptar #kosovatiktok #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqip #prishtina #prishtina #shqipe #albania #kobra ♬ original sound - TesTVX