Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi.
I dyshuar për vrasje është Dibran Hoxhaj.
Deri tek vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e një fature prej 400 eurosh.
Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Nazan Shero tha se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.
Tashmë policia ka bastisur shtëpinë e Dibran Hoxhajt, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.
Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.