Analisti Veljkoviq: Serbët po largohen masivisht nga veriu

Lajme

Analisti Veljkoviq: Serbët po largohen masivisht nga veriu

Më: 3 janar 2023 Në ora: 16:42
Stefan Veljkoviq

Analisti politik serb nga Kosova, Stefan Veljkoviq, ka thënë që familjet serbe po largohen masivisht nga veriu i vendit.

Ai thotë se kjo po ndodh madje edhe nga njerëzit që kanë punë nëpër institucione shtetërore.

“Ka gjithnjë e më shumë reklama për shitje të pronave. Shumë shpesh dëgjoj se kush po largohet e kah po shkon.” – pretendon Veljkoviqi.

Ai thotë se meritat për një gjë të tillë i shkojnë “Listës Serbe”, derisa ka pasur edhe një porosi për ta: “Ju lus të mos na mbroni më!”

Veljkoviq është prej pak zërave kritikë ndaj Listës Serbe dhe regjimit të Vuçiqit në veri të Kosovës.

Aktualisht, Ministrinë për Kthim dhe Komunitete e udhëheq z. Nenad Rashiq derisa këshilltare e tij është politikanja Rada Trajkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat