Vëllau i madh i Gani Gecit ka publikuar një fotografi të Ganiut, i cili sot ka shkuar për të vuajtur dënimin e tij dhe në këtë mënyrë i është përgjigjur thirrjes së Gjykatës.
Halili thotë se së bashku me vëllezër, djemtë e tyre dhe me miq e shokë e kanë përcjellë Ganiun, i cili sipas tij, me përkushtim i nënshtrohet dënimit.
Halili uron që të kthehet sa më shpejt Ganiu.
Postimi i plotë:
Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemtë tonë dhe miq e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet dënimit.
Urojmë të kthehet sa më shpejt dhe me nderë si gjithmonë. Gjithmonë së bashku do ja dalim.