Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci e ka bërë një sulm të pazakontë ndaj kreut të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku.
Ai duket se i ka numëruar shpërndarjet që ka marrë statusi i fundit i kryetarit të LDK-së, për të nxjerrë konklutimin se “asnjë deputet i LDK-së nuk ia ka bërë ‘share’”.
Nga kjo mund të kuptojmë se Bajqinovci ka hyrë edhe te shpërndarjet për të parë se kush e ka bërë ‘shpërndaje’ artikullin e kreut të LDK-së.
Në atë postim të titulluar “Si arritëm deri këtu?”, Abdixhiku denonconte Qeverinë Kurti për rëndimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.