Ana Bërnabiq reagon pas plagosjes në Shtërpcë: E dënoj ashpër këtë krim

Lajme

Ana Bërnabiq reagon pas plagosjes në Shtërpcë: E dënoj ashpër këtë krim

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:40
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Përmes një postimi në Twitter ajo thotë se ky akt demonstronkushtet në të cilat jetojnë serbët e Kosovës.

“E dënoj në termat më të ashpër të mundshëm këtë krim të egër dhe kërkoj nga komuniteti ndërkombëtar që të veprojë menjëherë dhe të sjellë fajtorin para drejtësisë”, ka shkruar Bërnabiq.

Tutje, këtë ngjarje ajo e ka quajtur si “ekstremizëm”.

“Kur dhuna e rregullt dhe sistematike nënvlerësohet vazhdimisht, atëherë ekstremizmi përhapet shpejt dhe krimet bëhen fakt i zakonshëm i jetës së përditshme për të shtypurit”, ka shkruar mes tjerash kryeministrja e Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat