Flet një nga të plagosurit: Kishim veshur rroba të Krishtlindjeve, s’e di pse na gjuajtën

Lajme

Flet një nga të plagosurit: Kishim veshur rroba të Krishtlindjeve, s’e di pse na gjuajtën

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:20
Milos Stojanovic

Ka folur njëri nga të plagosurit në Shtërpcë.

Bëhet fjalë për Milos Stojanovic, i cili nga Spitali i Graçanicës tha se nuk e di arsyen pse u qëllua drejt tyre.

“Na gjuajtën. Ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve dhe dolëm për të bërë fotografi si çdo vit. Një veturë kaloi, u hap dritarja dhe gjuajtën drejt nesh. Për asnjë arsye, ndoshta sepse ne kishim veshur rroba të Krishtlindjeve”, tha ai.

I njëjti është plagosur në dorë, teksa përveç tij është qëlluar edhe një 11 vjeçar.

Lidhur me rastin është arrestuar një person. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat