Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, sonte në Zveçan ka takuar familjet e serbëve të arrestuar: Katarina Axhiq, Suzana Trajkoviq, Predrag dhe Suzana Pantiq.
“Kam biseduar sonte në Zveçan me familjet e serbëve tanë të arrestuar Katarina Axhiq, Suzana Trajkoviq, Predrag dhe Suzana Pantiq dhe u përcolla mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq, Shtetit të Serbisë dhe Zyrës për Kosovë dhe u ofrova atyre ndihmë shtesë”, tha Petkoviq.
Petkoviq tha se “ne jemi këtu për të luftuar së bashku për secilin nga njerëzit tanë, krah për krah dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë së bashku sepse vetëm kështu jemi mjaft të fortë për t’u rezistuar të gjitha vështirësive. “.
“E di që është e vështirë për Katarinën dhe Suzanën sepse këto Krishtlindje po i kalojnë pa të dashurit e tyre, por heqja dorë nuk është opsion!”.