Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ofroi mbështetje nga Mali Athos 11-vjeçarit Stefan Stojanoviq, i cili u plagos sot në Gotovushë afër Shtërpcës.
Vuçiq ka deklaruar në profilin e tij në Instagram se të gjithë në Hilandar po luten për Stefanin.
“Qofsh gjallë dhe shëndoshë Stefan.
Të gjithë po lutemi për ty në Hilandar sonte. Krishti lindi”, tha Vuçiq.