Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndaluar të vizitojë të plagosurit në spitalin e Graçanicës.
Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq i është drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke e pyetur nëse këto janë vlera evropiane.
“Sonte Kurti më ndaloi të vizitoj djemtë e plagosur serbë Milloshin dhe Stefanin në spitalin e Graçanicës!
Вечерас ми је Курти забранио да посетим повређене српске дечаке Милоша и Стефана у болници у Грачаници! Иако сам затражио да ми буде омогућена посета рањенима, наишао сам на блокаду. Нико не може спречити истину о страдању наше деце!
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) January 6, 2023
Јесу ли то европске тековине? @MiroslavLajcak pic.twitter.com/mkXaYQEhtg
Edhe pse kërkova që të më lejojnë të vizitoj të plagosurit, hasa në bllokadë. Askush nuk mund ta pengojë të vërtetën për vuajtjet e fëmijëve tanë! A janë këto vlera evropiane?”, ka shkruar Petkoviq.