Gjinovci: Po më vjen marre që një ushtar i Kosovës është i dyshuar që ka gjujt mbi civilë

Lajme

Gjinovci: Po më vjen marre që një ushtar i Kosovës është i dyshuar që ka gjujt mbi civilë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 11:35
Rron Gjinovci

Aktivisti, Rron Gjinovci në lidhje me plagosjen e dy të rinjëve serbë nga pjesëtari i FSK-së në Shtërpcë, ka thënë se i vije turp që një ushtar i Kosovës është i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri mbi civilë.

Gjinovci në një postim në Facebook ka kujtuar se si në vitin 1999 ushtarët serbë kanë shtënë mbi kosovarët, duke vrarë kështu fëmijë të moshës 10-vjeçare.

Ndërsa tani, ai shprehet “i pikëlluar” që një ushtar i FSK-së dyshohet që ka tentuar ta vrasë një fëmijë 11-vjecar serb.

Postimi i plotë:

Mu po me vjen marre qe nje ushtar i ushtrise se Kosoves eshte i dyshum qe ka gju mbi civilë. A e dini pse? Se une kom qene 10 vjeç ne vitin 1999 kur ushtaret e ni shteti tjeter kane gju mbi popullin tem dhe kane vra femije te moshes tem dhe une si femije e kom urrejte ate ushtri. Ajo ushtri me ka mesu me urrejte kur kam qene 10 vjeç, pra ma ka mesu ndjenjen ma te keqe qe njeri mundet me e perjetu.

Une s’du me urrejtë, asni femije nuk duhet me urrejtë. Sonte po me vjen marre. Sonte jom i pikellum qe ni femije 11 vjeç dyshohet qe ka dashte me vra nje ushtar i ushtrise qe e adhuroj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat