Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur sot rreth orë 03:20, në rrugën Kllokot-Viti. Si pasojë një persona ka pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit kanë arritur të arratisen.
Kështu ka konfirmuar Policia rajonale e Gjilanit. Në përgjigjen e tyre, thuhet se dy ankuesit ishin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjti nuk janë intervistuar fillimisht.
“Njësitet policore, me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila nuk janë intervistuar fillimisht”, thuhet ne përgjigjen e Policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’.
“Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njejti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet me tej.
Njësitë policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti.
Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë.