KFOR-i refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

Lajme

KFOR-i refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë

Më: 8 janar 2023 Në ora: 10:17
Aleksander Vuçiq

KFOR-i i ka kthyer përgjigje negative Serbisë për kërkesën e saj për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi në një intervistë të dhënë sot në TV Pink.

Vuçiqi duke e zbutur përgjigjen ka thënë se KFOR-i beson që nuk ka nevojë kthimin e trupave serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje.

“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës e M., duke iu referuar Rezolutës 1244. Por, ata nuk i janë referuar pjesës së Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën. Ata i janë thirrur normës për të ruajtur rendin. Kanë bërë një gabim tjetër”, ka thënë Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat