Protestë e serbëve në Mitrovicë të Veriut, akuzohet Vuçiqi për “tradhti të lartë” e Lista Serbe për “tortura e shantazhe”

Lajme

Protestë e serbëve në Mitrovicë të Veriut, akuzohet Vuçiqi për “tradhti të lartë” e Lista Serbe për “tortura e shantazhe”

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy protesta do të organizohen nga serbët e Kosovës gjatë ditës së sotme. Njëra në Shtërpcë për rastin famëkeq të plagosjes së një fëmije dhe një të rrituri dhe tjetra në Mitrovicë të Veriut. Për çka është kjo e fundit?

Protesta e dytë do të mbahet në Mitrovicën e Veriut afër monumentit të Car Llazarit, simbolikisht prej orës 12:01. Ajo u lajmërua nga Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë, më saktë nga Nebojsha Joviqi.

Fillimisht kjo protestë ishte lajmëruar se do të mbahej më 9 janar, por organizatorët kanë vendosur që të ndërrojnë datën për sot pas kërkesave që kanë marrë nga protestuesit që parashihet të shkojnë në punë nesër, raporton Kossev.

Këta protestues do të akuzojnë Vuçiqin për “tradhti të lartë”.

Kjo protestë erdhi pas qetësimit të tensioneve të fundit në veri të Kosovës dhe heqjes së barrikadave siç thonë pa përmbushur kushtet e vendosura fillimisht nga Lista Serbe. Arsyeja zyrtare për vendosjen e barrikadave kishte qenë arrestimi i ish-zyrrtarit policor Dejan Pantiq, por i cili ishte liruar më pas në arrest shtëpiak.

Joviq iu bëri thirrje qytetarëve që të mblidheshin për të ngritur zërat kundër “tradhtisë së lartë” të Aleksandër Vuçiqit dhe “torturave, lëvdatave, kërcënimeve, pasurisë së pakontrolluar dhe shantazhit” nga Lista Serbe.

Ai njoftoi se do të kërkohej nga autoritetet në Beograd që të caktonin një “negociator shtetëror” që do të shërbente si përfaqësues i serbëve në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat