Të pathënat e dëshmisë së Shukri Aliut kundër Sllobodan Millosheviqit, çka dëshmoi ai në Hagë?

Lajme

Të pathënat e dëshmisë së Shukri Aliut kundër Sllobodan Millosheviqit, çka dëshmoi ai në Hagë?

Më: 9 janar 2023 Në ora: 08:07
Shukri Aliu

Personi që dëshmoi kundër ish-kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Hagë ka zbuluar detaje ekskluzive.

Shukri Aliu ka treguar se për sa kohë dëshmoi kundër Millosheviqit, e sa dëshmi ka gjithsej.

Ai ka konfirmuar se dy prej dëshmive të tij kanë mbetur sekrete.

“Unë kam qenë një prej dëshmitarëve kundër Millosheviqit në Hagë, prej 1 korrikut deri 10 korrik, 2002. Dëshmi i kam tri që kanë qenë publike, dy janë sekrete. Televizioni, mediat e Kosovës kanë botuar diçka, diçka s’kanë botuar. Një prej dëshmive, ajo e dyta që ka qenë nuk është transemtu kështu që pas përfundimit të dëshmisë në Hagë nuk kam pasur ndonjë pyetje apo intervistë lidhur me dëshminë teme në Hagë”, ka deklaruar ai në InDoks.

I pyetur se si mund ta përmbledh dëshminë e tij që Serbia ishte fajtore për cka ndodhi në Kosovës.

Aliu përmendi që shtypjet kanë filluar edhe më herët se vitit 98-99. “Shteti serb është fajtor prej vitit 1980 e këndej në Kosovë presionet, shtypjet, bastisjet, likuidimet e shumë gjëra që kanë ndodhë kanë ndodhë edhe prej vitit 1980”, theksoi dëshmitari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat