Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi, Veljko Odaloviq, po pretendon se KFOR-i nuk po e kryen punën e vet në Kosovë.
Odaloviq për “TV PRVA”, ka thënë se është absurd që KFOR-i të refuzojë vendosjen e forcave serbe në Kosovë.
“Ka nja dy muaj tension në Kosovë, në prag të një incidenti, KFOR-i për Krishtlindje dërgon mesazh se janë ata që do të jenë garantuesi i sigurisë dhe se në ditët kur u plagosën dy djem, dhe një i tretë u rrah.” – ka thënë ai.
Odaloviq ka shkuar edhe më tej, duke bërë një deklaratë skandaloze e duke e quajtur babain e Azem Kurtajt “terrorist”.
"Babai i tij ishte terrorist. Ai vdiq në bombardimin e burgut të Dubravës, i cili ishte shënjestër e NATO-s, jo e Serbisë. Ishte një nga krimet e tmerrshme." - tha ai.