40 milionë euro patundshmëri kanë blerë qytetarët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, veç për 3 muaj

Lajme

40 milionë euro patundshmëri kanë blerë qytetarët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, veç për 3 muaj

Më: 9 janar 2023 Në ora: 13:28
Ilustrim

Rreth 40 milionë € është vlera e përgjithshme e patundshmërive që kanë blerë shtetasit nga Kosova vetëm gjatë periudhës korrik, gusht, shtator 2022 në shtetet e rajonit si: Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ku potencohet se investimet direkte të rezidentëve kosovar në vendet tjera gjatë vitit 2022 ishin më të larta se në periudhën e njejtë të vitit 2021. Përgjatë tre mujorit të tretë të vitit 2021 (korrik, gusht, shtator), vlera e përgjithshme e investimeve direkte të rezidentëve kosovar në vende tjera ishin 37 milionë euro, apo për 2.4 milionë euro më të ulëta se në periudhën e njëjtë të vitit 2022.

“Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive, kryesisht në vendet e rajonit (Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni e Veriut)”, bëhet e ditur mes tjerash në raportin e BQK-së.

Përndryshe, vlerësohet se investimet vjetore të qytetarëve në prona të paluajtshme kryesisht në bregdetin shqiptar dhe malazez kalojnë shifrën prej 100 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat