Është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit.
Ajo është shtyrë me kërkesë të mbrojtësit të Nedeljko Spasojeviqit, Faruk Korenica.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca e radhës për këtë rast është e paraparë për të mërkurën nga ora 9 e 30.
Për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq. Disa të dyshuar të tjerë janë në arrati.
Ivanoviq ishte vrarë në janar të 2018-s, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.