Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi është takuar sot me ambasadorin e Somalisë atje, Jama Mohamed. Siç ka njoftuar diplomati somalez në “twitter” me ambasadorin Vrenezi kanë pasur një takim produktiv e ku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.
“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.
I am honored to receive HE @AgonVrenezi #Kosovo ambassador to #Türkiye.
— Amb. Jama A Mohamed (@Jamaidid) January 10, 2023
We have a productive discussion in enhancing our bilateral relationship & exchanged information, views about the current issues in the region. pic.twitter.com/ht6NilngW0
Një takim i tillë në Ankara vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka “çnjohur pavarësinë e Kosovës”.
Edhe ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka mohuar kategorikisht pretendimet e presidentit të Serbisë për punën e njohjeve.