Ambasadori i Somalisë në Ankara, Jama A Mohamed e ka fshirë njoftimin për takimin që ka pasur sot me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, e me të cilin kanë folur për forcim të raporteve bilaterale ndërshtetërore.
Ende nuk dihet se cilat janë arsyet për fshirjen e njoftimit për takimin, ndërkohë njoftimi për takim vazhdon të jetë në faqen zyrtare të ambasadorit të Kosovës në Turqi Agon Vrenezi.
Gjatë javës së kaluar kreu i shtetit serb kishte thënë se Somalia është një nga nëntë vendet që sipas tij kanë tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte demantuar pretendimet e Vuçiqit.