Ky është personi që dyshohet të jetë vrarë në Mitrovicë
Një rast i rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person dyshohet të jetë vrarë brenda shoqatës së shurdhmemecëve.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se personi i vrarë është Nysret Gubetini i moshës mbi 60 vjeç.
Vdekjen e një personi brenda kësaj shoqate e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“ Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – deklaroi Zahiti.
Është gjetur pa shenja jete këtë të martë një person në Mitrovicë, saktësisht në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve".
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti i cili ka thënë se viktima ishte i moshës 60 vjeçare, ndërsa në lidhje me rastin kanë filluar hetimet.
”Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.