Qyteti i Mitrovicës dhe i gjithë vendi u trondit ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda objektit të Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, ku një person u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se u godit për vdekje me mjete të forta.
Mësohet se viktima është kryetari i Shoqatës, Nysret Gubetini, rreth 60 vjeç.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali ngjarja ka ndodhur si pasojë e një rrahje mes disa personave që janë pjesë e kësaj qendre, me ç’rast pas përdorimit të mjeteve të forta, sqepar (teshlicë), Gubetini ka mbetur i vrarë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.