Që kur kulla e tij u kaplua nga flakët në 1999, Misin Mataj mbeti pa kulm mbi kokë.
Pavarësisht se kulla e tij në Baballoq u mbijetoi flakëve të 1903 dhe në 1912 kësaj radhe ajo u bë e pabanueshme.
I mbetur në rrugë pasi Kosova fitoj lirinë, Misin Mataj mori familjen e tij dhe u vendos në një nga shtëpitë e bardha që para luftës njiheshin si “izbeglica”.
Asnjërën Misini, por as vëllai i tij se kishte menduar se jeta e tij tash e 23 vjet do zhvillohet këtu.
Kjo lagje në Deçan filloi ndërtimin e saj në vitin 1992, 93 afër një dekade para së të fillon lufta e fundit në Kosovë.
Ndërtimi i këtyre shtëpive njëkatëshe me model të njëjtë u ideua nga pushtuesi serb që të ishte vendstrehim për popullatën serbe dhe malazeze.
Ishin pjesë e projektit të kolonizimit të tokave shqiptare me popullatë sllave.
Tokat ku u ndërtuan ato i takonin banorëve të fshatit Baballoq, të cilët u ishin marrë pa vullnetin e tyre për të kaluar në pronën e kooperativës bujqësore.
30 vjet pas, këto shtëpi në lagjen që tash quhet “Dëshmoret” në fshatin Baballoq të Deçanit, kanë mbetur të njëjta.
Pas luftës u shfrytëzuan nga shqiptarët të cilët mbeten pa strehë mbi kokë, ndërsa aktualisht ato po i shfrytëzojnë qytetarët nga Shqipëria dhe personat që janë me asistencë sociale.
Një numër i madhe i këtyre shtëpive janë të banueshme, ndërsa ato që nuk janë në shfrytëzim, kryejnë një funksion tjetër, ruajtjen e ushqimit për bagëti.
Nga 153 sosh vetëm 11 nga to janë nën menaxhimin e komunës
Vokshi gjithashtu theksoi se këto 11 shtëpi janë me familje që të ardhurat e tyre të vetme janë nga sociali.
Përveç lagjes së “Dëshmoreve” në Baballoq edhe në komunën e Junikut është një e njëjte.
Lagjjia Agim Ramadani në Junik, ndonëse në numër më të vogël të shtëpive, këta të fundit kanë filluar ndryshimin e pamjes së jashtme.
KIKS Kosova ka provuar ta marrë qëndrimin e komunës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.