Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se raportet mes Serbisë dhe ShBA-ve janë në ngritje, por nuk do ndryshohet qëndrimi rreth çështjeve kyçe të udhëheqjes serbe rreth njohjes së pavarësisë së Ksoovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa rreth pranimit në KE të Kosovës , ai shtoi se ata kanë shumicën dhe Serbia nuk mund të ndaloj atë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.
"Nuk mund të ndalojmë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, nëse kanë shumicën, shtrohet pyetja a donë ata”, tha ai , duke paralajmëruar se Serbia nuk merr pjesë në atë proces.
"Pse të i japim dikujt alibi se po pajtohemi me atë” tha Daçiq që vlerësoi raportet me ShBA në ngritje në të gjitha fushat.
Në përkujtimin e deklaratës së Eskobar se një mëngjes “ Serbia do të zgjohet dhe kuptoj se Kosova është e pavarur", ministri Daçiq u përgjigj se "nuk do fliste rreth kësaj kush do befasohet më shumë një mëngjes kur të zgjohet".
"Ata do ta kuptojnë se Kosova nuk është bash e pavarur” tha ai, duke shtuar se Beogradi vështirë të ndryshoj qëndrimin, “ne jemi për kompromis edhe për plane..”, por janë disa vija të kuqe
"Ne në fillim të operacioneve speciale në Ukrainë e kemi konsideruar të gabuat shkeljen e integritetit të Ukrainës, por çështja e vendosjes së sanksioneve është interes shtetëror i Serbisë”, tha ai.
“Ky qëndrim nuk ka ndryshuar dhe nuk mendohet të ndryshohet”.
Çështja e Kosovës dhe sanksionet janë të ndërlidhura duke pyetur “ata që kërkojnë sanksione ndaj Rusisë a do ndryshojnë mendimin rreth integritetit territorial të vendit tonë?".