Ka vdekur në moshë të re nxënësi i shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, Bleon Smakolli.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga vetë shkolla përmes faqes zyrtare në Facebook.
“Të trishtuar dhe thellësisht të pikëlluar për ndarjen e parakohshme të Bleonit, nxënësit tonë të shkollës.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, shoqeve dhe shokëve të klasës dhe gjithë kolektivit të ShFMU Model ”Ismail Qemali””, thuhet në njoftim.