Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot është takuar edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pos takimit që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Chollet ka thënë se ishte kënaqësi për të që u takua me Bërnabiq.
“Biseduam për çështje kyçe nga siguria energjetike e deri te integrimi ekonomik, marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes ShBA-Serbi dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Chollet.
Ai ka bërë të ditur se në takim ishte i pranishëm edhe ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq. Chollet, të mërkurën, ka qëndruar për vizitë edhe në Kosovë ku është takuar me krerët institucional, liderët e opozitës, Listën Serbe, gazetarë dhe shoqërinë civile.
Pleased to meet PM @AnaBrnabic and DPM/Minister of Defense @VucevicM to talk key issues from energy security to economic integration, to U.S.-Serbia defense relations and ensuring peace and stability. pic.twitter.com/IcoPvzdZ75
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 12, 2023