​Nis mbështetja për gazetarin, që po sulmohet nga Serbia

Lajme

​Nis mbështetja për gazetarin, që po sulmohet nga Serbia

Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:21
Agim Musliu dhe Avdo Avdiq

Mediet e afërta me pushtetit e regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq po zhvillojnë "luftën" ndaj gazetarit boshnjak Avdo Avdiq.

Avdiq që është gazetar hulumtues, ka botuar një seri të shkrimeve që kanë të bëjnë me vizitën e Danilo Vuçiqit, djali i presidentit serb, në të ashtuquajturën Dita e Republikës Serbe në Sarajevë.

Gazeta "Istraga" në të cilën Avdiq është redaktor, ditë më parë kishte botuar një dokument që tregon se si Danilo ishte i shoqëruar nga persona të armatosur gjatë vizitës së tij si mysafir i Milorad Dodikut.

Pas këtij publikimi, Avdiq kishte filluar nga mediet e pushtetit por edhe vet zyrtarë të Serbisë.

Mirëpo, përkundër kërcënimeve, tashmë ka filluar edhe përkrahja për gazetarin boshnjak.

Një e tillë ka ardhur nga eksperti për siguri, Agim Musliu i cili ka thënë se Avdiq është një gazetar i guximshëm dhe se nuk do të lihet vetëm.

"Makineria propaganduese serbo-ruse ka nisur një fushatë kundër gazetarit hulumtues nga Sarajeva, Avdo Avdic i Istraga. Avdo është një nga gazetarët më të guximshëm në Ballkan, prandaj është edhe objektivi i Vuçiqit. Avdo nuk është vetëm", ka thënë Musliu.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Vuçiq bën kësi lloj kërcënime e shantazhe ndaj gazetarëve vendas dhe të rajonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat