Sot janë bërë pesë vjet nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Në këtë përvjetor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi që ai drejton nuk do të heqë dorë nga kërkesa që dorasit e këtij akti të dalin para drejtësisë.
“Prej pesë vitesh nuk ka pasur as të vërtetë dhe as drejtësi në rastin e këtij akti të urryer dhe çnjerëzor. Serbia nuk ka harruar dhe nuk do të heqë dorë nga kërkesa që kriminelët e vërtetë të dalin para drejtësisë. U prehsh ne paqe”, tha ai.
Për përfshirjen në rastin e vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” para zyrave të partisë së tij , janë të akuzuar 7 persona, 3 nga ta ende në arrati.