Lajçak takon Vuçiqin në Zvicër, dy ditë para se të zbarkojë në Kosovë

Lajme

Lajçak takon Vuçiqin në Zvicër, dy ditë para se të zbarkojë në Kosovë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 09:56
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do ta zhvillojë një takim në Davos të Zvicrës .

Ky takim zhvillohet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, raportojnë mediat serbe.

Në këtë forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku pati takime me liderë të ndryshëm botërorë.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dy ditë pas takimit me Aleksandar Vuçiqin në Zvicër pritet të zbarkojë në Kosovë.

Në vendin tonë ai vjen bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor  Gabriel Escobar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat