Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ashpër ndaj opozitës në Kosovë.
Arsyeja është krimineli Oliver Ivanoviq, dhe kritikat e opozitës që po ia bëjnë kryeminsitrit Albin Kurti.
Miftari në një postim në Facebook, ia përmend opozitës bashkëpunimin me Ivanoviqin, Jabllanoviqin, Veselinoviqin, Radokçiqin e Rakiçiqin.
Ai madje thotë se edhe kanë luajtuar ‘Holden Teksas Poker’ në Çagllavicë.
Reagimi i plotë i Naim Miftarit:
Ndoshta një ditë e kuptoni..
Mos hani mu.. shumë opozitë, e vërtetë është se Oliver Ivanoviqi ishte kriminel i luftës dhe i pas luftës, por Albin Kurti as nuk bashkpunoi a nuk bashkqeverisi bashkë me Oliver Ivanoviqin e me Jabllanoviqat, Veselinoviqat, Radojqiçat, Rakiçat... por bashkpunuat ju dhe qeverisët bashkë, ju ish pushtetarët e PDK, LDK, AAK, AKR..., edhe Holden Teksas Poker luanit bashkë me kriminelin e luftës Oliverin, pothujse gati çdo fund të javes në Çagllavicë - Veternik në lokalin QAOO dhe te kingjat e Dukagjinit në Çagllavicë!
Patriota me bataria silleni pothujse ju e keni dënuar këtë kriminel të luftës, boll më se na shurdhuat b... tuj llomotitë fjalimin e Albin Kurtit për këtë kriminel, e kuptnoni ndoshta pas naj viti kohë... dhe krimelin Oliver Ivanoviqin nuk e dënuat as nuk e vrat ju sa qeverisnit bashkë, as Kosova nuk e vrau, por e ekzekutoi Serbia, Beogradi zyrtar!