Nipi i Oliver Ivanoviqit, Aleksandar Ivanoviq, është deklaruar rreth debateve të ngritura rreth figurës së xhahait të tij në Kosovë, pas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti.
Aleksandri ka komentuar edhe aksionin e sotëm të PSD-së, duke theksuar se edhe 1 milion performanca të tilla, nuk mund të hedhin hije mbi figurën e Ivanoviqit.
“Një milion shfaqje të tilla nuk mund të hedhin hije mbi atë që Oliveri bëri dhe si jetoi ai” , tha Aleksandri për Kossevin, duke ngushëlluar familjarët për humbjet.
“Është një e pavërtetë, por unë gjithmonë përpiqem të vazhdojë kur bëhet fjalë për Oliverin dhe të shikoj të gjithë kontekstin nga një kënd objektiv. E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar dhe banale që po bëhet, është ekskluzivisht për nevoja të brendshme shqiptare”, ka thënë ai.
Madje, nipi i Ivanoviqit deklaroi se figura e Ivanoviqit po shfrytëzohet për ta sulmuar Kurtin për çështje të brendshme.
“Kjo që po ndodh në Prishtinë i drejtohet Kurtit ekskluzivisht për nevojat e tyre të brendshme dhe është fatkeqësia jonë që sot Oliveri po përdoret për një gjë të tillë.” , deklaroi ai.