Reperit Feronit Shabani i njohur si Fero i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.
Ai ishte kapur të hënën nga policia, pasi dyshohet se kishte gjuajtur me armë më 28 dhjetor në lagjen “Bojanina” në Gjilan.
E nga Gjykata Themelore në Gjilan kanë konfirmuar për tëvë1.info se të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 dite”, ka thënë Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës.
Reperi Fero kishte probleme me ligjin edhe më herët. Në korrik të vitit të kaluar kishte nxjerrë një person nga vetura dhe e kishte goditur me grushte dhe shkelma. Ai ishte liruar më 16 gusht.