Rastet e vjedhjeve nuk janë të rralla në Kosovë. Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Drenasit.
Sipas pamjeve të siguruara nga media lokale, vjedhja ka ndodhur në një mobil-shop në Drenas.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 3 të mëngjesit, përcjell Bota sot.
Në pamjet e siguruara, shihet se si hajni i maskuar, thyen xhamin e lokalit dhe pasi vjedh ikën në drejtim të panjohur.
Deri më tani nuk dihet vlera e dëmit apo ndonjë informatë nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.