Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime nëpër disa fshatra të Skenderajt.
Banori i fshatit Llaushë, Selim Geci ka bërë të ditur se gjendja është alarmante.
“Gjendja është shumë e rëndë. Ne lagjja Gecaj jemi tërësisht në ujë. Gjendje alarmante dhe s’po dimë se nga t’ia mbajmë”.
“Disa janë evakuuar, e disa janë brenda. Në katin e parë ka ujë, e në katin e dytë po qëndrojmë ne me familje”.
Tutje, Geci tregon se vërshimet e ujit i kanë zënë banorët në befasi dhe ata nuk kanë pasur kohë të përgatiten për këtë fatkeqësi.
“Në ka zënë në befasi dhe të gjitha orenditë shtëpiake na janë prishur. Unë jam 60-vjeçar, në vitin 2013 mbaj mend se ka pasur diçka të ngjashme, por jo e këtij niveli”.