Boris Tadiq thotë se marrëveshja që është në tavolinë e shpie Kosovën në OKB

Lajme

Boris Tadiq thotë se marrëveshja që është në tavolinë e shpie Kosovën në OKB

Nga: F. B. Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:25
Boris Tadiq

Ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka publikuar në rrjete sociale statusin sipas të cilit “marrëveshja e ofruar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mund t’i mundësoj Kosovës hyrjen në OKB edhe pse nuk thuhet në mënyrë eksplicite në tekst, ai e quajti të papranueshëm pajtimin e shprehur nga Vuçiq pa konsultime me institucionet kompetente”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Sipas njohurive të mia rreth marrëveshjes, pulisht dua të them se ajo i mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pse nuk thuhet në mënyrë eksplicite”, shkroi ai, transmeton N1.

Sipas tij, propozimi i ofruar nga Merkel në kohën kur ishte president as për së afërmi nuk është i rrezikshëm për ruajtjen e integritetit sikur propozimi i tanishëm.

Lideri i Partisë Popullore Jeremiç ka shkruar “‘pranimi i konceptit të marrëveshjes’ Serbia barazohet me Kosovën është hap i rrezikshëm. Prej kësaj deri te karriga e Kosovës në OKB mund të bëhet brenda natës edhe pse kjo nuk është synim i Vuçiq, është tragjike që nuk iu dërgoi letër Pekinit e Moskës”.

Edhe Lëvizja Dveri kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, ku Vuçiq duhet të na njoftoj për planin franko-gjerman “si sfidë dhe rrezik nëse pranohet propozimi”, duke kritikuar Vuçiqin si ka mundur të pranoj propozimin, kur vetëm pak muaj më herët as nuk bisedonte për te.

Dveri pyetën nëse plani parasheh ulëse në OKB për Kosovën dhe tërhoqën vërejtje mos të nënshkruhet asgjë lidhur me Kosovën para përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

Koalicioni NADA kërkoi njoftim urgjent të opinionit lidhur me përmbajtjen e planit për Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat