Tadiq: Marrëveshja e dërgon Kosovën në OKB

Lajme

Tadiq: Marrëveshja e dërgon Kosovën në OKB

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:53
Boris Tadiq

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka reaguar në Twitter,  duke thënë se marrëveshja e propozuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës mund ta ndihmojë anëtarësimin e saj në OKB, edhe pse nuk është e deklaruar haptas në tekst.

Ai ka shtuar se është e papranueshme që presidenti Vuçiq të shprehë gatishmëri për pranimin e marrëveshjes pa u konsultuar me institucionet e vendit. Këtë problem e kanë shpalosur edhe Lëvizja Dveri dhe koalicioni NADA, ku Dveri kërkon një seancë urgjente të Kuvendit, ku deputetët të njoftohen për përmbajtjen e marrëveshjes.

Megjithatë, Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, është i vetmi që ka kërkuar nga presidenti i Serbisë nënshkrimin e planit franko-gjerman për Kosovën, shkruan N1.

“Në bazë të nmjohurive të mia për marrëveshjen që po ofrohet, edhe njëherë e them publikisht se një marrëveshje e tillë mund të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe nëse nuk thuhet shprehimisht në tekstin e saj”, ka shkruar Tadiq në Tëitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat