Më 21 janar 2006 ka vdekur presidenti Ibrahim Rugova.
Vdekja e Rugovës padyshim që la një boshllëk të madh dhe të dukshëm.
E në lidhje me këtë ka shkruar edhe tenori i njohur Ramë Lahaj.
Ai u shpreh se lidershipi, vizioni dhe përkushtimi i presidentit Rugova për kauzën e shtetësisë së Kosovës kanë lënë një ndikim të qëndrueshëm në mendjen e secilit, përcjell “Bota sot”,
Lahaj gjithashtu thekson që kujtimi i presidentit Rugova do të jetë si simbol i shpresës dhe vendosmërisë.