Serbia arreston një qytetar nga Zveçani, thotë se e zuri me 14 kilogramë kanabis

Lajme

Serbia arreston një qytetar nga Zveçani, thotë se e zuri me 14 kilogramë kanabis

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Sipas asaj që shkruan Kossevi, MUP-i serb i ka sekuestruar mbi 15 kilogramë kanabis në një aksion të përbashkët me Drejtorinë e Policisë Kriminale të këtij shteti. 

Kjo ngjarje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, ku raportohet se në Rashkë ishin zënë 14 paketa me narkotikë në pjesën e poshtme të një veture “Mercedes” me targa të Kralevës. 

Vetura në fjalë drejtohej nga një qytetar i komunës së Zveçanit që raportohet të ketë datëlindjen e vitit 1984 dhe inicialet S.R.

Ky person është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. 

Nuk dihet nëse ky person ka pasur edhe nënshtetësi të Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat