Rama pritet në Lezhë, pritet bashkëpunim entuziast në Agroturizëm
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga nënkryetari Zogaj dhe drejorët e disa drejtorive komunale, janë pritur nga kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.
Rama ka njoftuar se pritet të ketë bashkëpunime entuziaste në fushën e Agroturizmit mes dy qyteteve shqiptare.
“Faleminderit miku im i mirë, Pjerin Ndreu për mikpritjen në qytetin historik të Lezhës.
Jemi shumë entuziastë për bashkëpunimet mes qyteteve tona në të ardhmen, në veçanti në fushën e Agroturizmit – sektor ky shumë premtues për Prishtinën” shkruan Rama në njoftim.