Situata me Kosovën, Vuçiç: Serbinë nuk e presin ditë të lehta

Lajme

Situata me Kosovën, Vuçiç: Serbinë nuk e presin ditë të lehta

Më: 23 janar 2023 Në ora: 15:00
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se bëri çmos për të ruajtur dhe mbrojtur vendin në Forumin Ekonomik të Davosit, por Serbinë e presin vendimet të vështira muajt e ardhshëm.

“Nuk na presin ditë të lehta, as zgjedhjet dhe për të mbrojtur e ruajtur vendin dhe popullin duhet të jemi të bashkuar.

Sipas tij, dorëzimi nuk ishte kurrë një opsion.

“Një javë tjetër lufte për mbijetesë dhe prosperitet, për një të ardhme më të mirë për Serbinë. Jam krenar që zëri i Serbisë u dëgjua qartë dhe racionalisht në arenën botërore, në Davos.

Është e rëndësishme që ne e prezantuam politikën tonë në mënyrë të saktë dhe të argumentuar, dhe ndoshta edhe më e rëndësishme, që e promovuam Serbinë si një destinacion investimi, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ekonominë tonë dhe për përmirësimin e të gjithë qytetarëve”, nënvizoi ai ndër të tjera për mediat serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat