Kosovo-Online ka raportuar se personi që mbeti i plagosur pas incidentit në veri, Millan Deleviq, është transferuar në spitalin e Kralevës ku edhe po merr ndihmë mjekësore.
Ata u qëlluan pasi sipas Policisë së Kosovës kishin goditur patrullën policore në Bistricë në mëngjesin e sotëm.
Policia thotë se ka qëlluar në drejtim të veturës për të neutralizuar rrezikun e përgjithshëm që erdhi pas goditjes nga vetura e tyre.
Deleviqi – ka thënë Petar Petkoviqi nga Qeveria e Serbisë – ka marrë plagë në pjesën e majtë të gjoksit.
Kujtojmë që politikanët serbë tash e dy ditë po shprehen në mënyrë të papërgjegjshme në lidhje me dy incidente të palidhura mes tyre në veri të Kosovës.
Kjo besohet se ka si shkak presionin e rritur ndërkombëtar ndaj Serbisë për çështjen e dialogut me Kosovën.
Prej orës 20:00, presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet t’i drejtohet popullit serb në lidhje me çështjen e Kosovës dhe bisedimet e të premtes me emisarët ndërkombëtarë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/23/850x636_DeleviY-u-bolnici1674483769.webp)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/23/850x636_ranjeni_delevic1674483769.webp)