Pak çaste më parë, media transmetoi pretendimet e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq.
Ky i fundit ka thënë se pjesëtarë të njësisë speciale të Kosovës i kanë qëlluar dy qytetarë, duke lënduar njërin prej tyre. I lënduari dyshohet të jetë Milan Deleviq.
Deleviq, 37-vjeçar është i shtrirë në spitalin e Kralevës, shefi i së cilës, Zoran Mrviq ka folur për portalin serb që operon në Kosovë, "Kosovo-Online".
"Ai është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Shpresojmë të shërohet sa më shpejt", tha Mrviq.
Kujtojmë ndërkaq se Policia e Kosovës ka treguar versionin zyrtar të ngjarjes, duke thënë se ata u sulmuan nga një veturë.