Plani evropian vazhdon të diskutohet goxha në Serbi.
Madje, atje kanë filluar edhe akuzat e kundërakuzat mes regjimit aktual të Vuçiqit dhe ish-krerëve.
Së fundi, ish-presidenti serb, Boris Tadiq i ka komentuar kryeministres Bërnabiq në një cicërimë ku lavdërohej me të madhe kreu aktual i shtetit.
Bërnabiq, e thuri elozhe për shefin e saj, duke thënë askush nuk ka bërë më shumë se ai për serbët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë Veriore.
Veç kësaj, ajo hodhi kritika edhe ndaj qeverive të kaluara, që kishin miratuar shumë vendime, e një ndër to edhe atë të dërgimit të çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, aty ku edhe u konfirmua juridikisht se Pavarësia e Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.
Једини који је последњих деценија нешто урадио за КиМ и наш народ на КиМ је @avucic, а данас они који су 2001. пустили албанске терористе на слободу, 2004. ћутали на погром, а 2008. на проглашење независности, 2010. преместили преговоре из УН у ЕУ... 1/2
— Ana Brnabic (@anabrnabic) January 21, 2023
"Paturpësisht po akuzoni qeverinë tonë. Kjo pasi tash e një dekadë regjimi juaj ka bërë të njëjtën.
Në të njëjtën cicërimë akuzoni të tjerët, ndërsa bëni atë për çfarë edhe akuzoni të tjerët se kanë bërë", tha ndër tjerash i pari i socialdemokratëve serbë.