Dëshmitari i rastit që e shpëtoi vajzën që kërceu nga ura e Fshajt është Din Salihi nga fshati Babaj i Bokës.
Ai qëlloi në vendngjarje kur 29-vjeçarja u hodh nga lartësia në lum, derisa arriti që ta tërhek nga uji dhe të dy më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:32 viktima femër e lindur në vitin 1994 kishte kercyer nga Ura e Fshejt. Një person, dëshmitar i rastit, kishte arritur ta nxjerri nga uji. Viktima dhe dëshmitari janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Njesitet pergjegjëse policore ju pergjigjur rastit si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit në kosultim me të cilin është iniciuar rast “Tentim vetëvrasje”, thuhet në raportin e Policisë.