Porosia kryesore nga fjalimi i Vuçiqit është se po përballemi me kërcënime të qarta edhe direkte s nëse refuzohet plani do ketë sanksione në së paku tri forma, ka deklaruar sekretari shtetëror në ministrinë e mbrojtjes Nemanja Staroviç, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Ai tha për “RTS” se vetë fakti se Vuçiq paralajmëroi bisedë me përfaqësues të partive parlamentare tregon peshën e situatës në të cilën ndodhemi dhe sfidat me të cilat po përballemi.
“Këto sfida do duhet të kishin një përgjigje unike si tërësi, këtu qëndron ideja për ftesën për zakime me përfaqësues të subjekteve politike. Aty është mundës për shprehjen e qëndrimeve dhe analizimin e situatës, sfidat janë të mëdha sa varemipër një fije, andaj përgjigja duhet të jetë unike”, tha Staroviç.
Më pas ia përmendi rastin e rrahjes së të riut në Suhadoll dhe plagosjen e djeshme, të cilat sipas tij erdhën dhe janë shtuar me ardhjen e Kurtit në pushtet.
“Faktori i dytë është prania e shtuar e njësive speciale që marrin në dorë situatën për rastet që duhet të kryhen nga policia patrulluese, që është recetë për katastrofë dhe konflikt që mund ndodhë secilën ditë” tha ai, duke shtuar se sipas mendimit të tij Prishtina do konflikt me qëllim të shmangies së krijimit të asociacionit dhe provokimit të konfliktit.
“Provokimi synon të fus Serbinë ne konflikt me NATO-në, duke u përpjek aktivizimin e skenarit si në vitin 1999, ku NATO janë të kaltrit e ne të kuqët dhe kjo është qëllimi dhe ideja e Kurtit”, tha Staroviç.
“Porosia kryesore e fjalimit është se me refuzim ne përballemi me sanksione të qarta”.
Në fjalimin e Vuçiq kishte shumë porosi, një ndër to është se në dokumentin e planit evropian “nuk ka për ne asgjë të këndshme. “Ndërsa porosia e dytë “ky nuk është propozimi franko-gjerman por evropian i pranuar edhe nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, andajnuk mund presim mbështetje në përballjen me këto sfida”, tha Staroviç.
Po përballemi me sfidën e qartë se nëse nuk pranohet plani përballemi me sanksione në tri fusha.
“Njëra ndërprerja e integrimit evropian, që dikush e quan parëndësishme, ndërsa shumë serioze nga disa tjerë. Ndalimi i investimeve dhe tërheqja e kompanive nga Serbia dhe këtu nuk flitet për pak njerëz por mbi 150 mijë që mund rrezikojnë punën dhe e treta janë masat ekonomike që do dëmtonin Serbinë”.
Prandaj kërkohet maturi dhe jo reagim emocional sepse refuzimi sjell ndalim zhvillimi dhe pasohet me pamundësi që të kujdesemi për qytetarët tanë dhe bashkëkombësit në rajonal mendon ai.
“Na duhet mençuri në përballje me sfidat, jo veprime emocionale, por analizë dhe matje me pasojat e mundshme të hapave që do bëjmë. Kjo do thotë se duhet të pranojmë çdo gjë që nuk është poshtërim kombëtar, por të mbetemi në proces, në tavolinë dhe të përpiqemi për zgjidhje sa më pak të keqe”, tha Staroviç.